Aktualitet Flet babai i njërit prej komandove dezertorë: Ishte më i përgatituri, por...

Flet babai i njërit prej komandove dezertorë: Ishte më i përgatituri, por merrte 300 mijë lekë të vjetra

Babai i një prej komandove të Forcave të Armatosura që dezertoi në Britani te Madhe, Aleksander Shkulakut, ka reaguar pas ngjarjes.

Ai thotë se djali i tij nuk paguhej sa duhej, pavarësisht se ishte më i përgatituri në ushtri.

“Aleksandri ishte me i përgatituri në Ushtri, ka qenë me mision e Afganistan. Djali s’kishte vlerësimin financiar të merituar, merrte 290-315 mije lekë të vjetra. Ai na ndihmonte edhe ne financiarisht. E dinim që ishte në Angli, por nuk kemi komunikuar. Djali ka bërë një veprim të nxituar e të palogjikshëm. Mendoj se veprimi i tij lidhet me gjendjen ekonomike. Lajmin e kemi mësuar nga të njohurit tanë në Angli”, është shprehur ai për Neës24.

Babai i Shkulakut tha se djali i tij nuk shkel në Atdhe për arsye ekonomike.

“I bëj thirrje të kthehet në Atdhe, në shtëpi. Djali të vijë këtu të japë kontribut për vendin”, tha ai.