Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick vlerësoi maksimalisht Interin, kundërshtar me të cilin do të përballet në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve.
Në prag të ndeshjes së parë, tekniku katalanas u shpreh se zikaltërit janë një skuadër shumë e fortë dhe me një nga mbrojtjet më të mira në Europë.
Sipas tij, do të jetë një ndeshje e vështirë, por lojtarët janë përgatitur për këtë. Flick zbuloi edhe të ardhmen e tij, duke thënë se do të jetë në stol edhe për sezonin e ardhshëm.
“Jemi të përqendruar te ndeshja e parë. Interi është një kundërshtar shumë i fortë dhe me një nga mbrojtjet më të mira në Europë. Kanë lojtarë të mirë në mesfushë dhe sulmues të fortë. Tranzicionet i kanë shumë të rrezikshme. Do të jetë një ndeshje e vështirë dhe jemi të përgatitur për këtë.
Lojtarët ndihen mirë. Të fitosh një finale me Real Madrid është diçka e veçantë. Kemi mundësinë të arrijmë një finale në Ligën e Kampioneve dhe kjo është më e rëndësishmja nga të gjitha. Të gjithë e ëndërrojmë këtë dhe jemi të fokusuar maksimalisht.
Mendoj se do të jetë trajner këtu edhe për sezonin e ardhshëm. Kemi një projekt deri në fund të sezonit të ardhshëm. Siç e kam thënë gjithmonë, jam i lumtur që punoj këtu”, u shpreh Flick.
Ndeshja Barcelona-Inter do të luhet të mërkurën në orën 21:00.