Extra Flori Mumajesi i kthehet Sabri Fejzullahut: Pse kapesh me mua?

Flori Mumajesi i kthehet Sabri Fejzullahut: Pse kapesh me mua?

Nuk do ta kishim imagjinuar ndonjëherë më parë që një përplasje e tillë do të ndodhte, por ja ku jemi! Sabri Fejzullahu dhe Flori Mumajesi janë në qendër të vëmendjes së mediave ditën e sotme, pas një “konflikti”.

E gjitha nisi kur Fejzullahu gjatë një interviste u shpreh se shumë këngëtarë blejnë klikimet e klipeve, ndërsa mori shembull Flori Mumajesin, i cili sipas tij për një ditë ka marrë 3 milionë klikime.

Pas deklaratës së tij, ditën e sotme Mumajesi reagoi përmes një postimi në Instagram, duke u shprehur se nuk ka qenë asnjëherë shembull për blerjen e klikimeve.

Gjithashtu kantautori u shpreh se nuk ndërhyn në jetën e të tjerëve dhe kërkon të njëjtën gjë nga ata.