Extra Flori Mumajesi ka një mesazh për Kiarën dhe Luizin, rikthen puthjen e...

Flori Mumajesi ka një mesazh për Kiarën dhe Luizin, rikthen puthjen e famshme me Sonin Malajn (FOTO)

Pranë puthjes, pranë “zyrtarizimit” si çift, por ende jo aty. Pwr shkak se Kiara Tito po ngurron të hedhë hapin për të cilin Luiz Ejlli ngulmon prej javësh. Marrëdhënia e tyre ka ngërthyer vëmendjen dhe zemrën e publikut, që kërkon t’i shohë të dalin çift nga shtëpia e famshme e Big Brother Vip Albania.

E teksa shumë ndjekës po presin të shohin se çfarë rrjedhe do të marrë kjo marrëdhënie, ndërsa puthja e Luizit dhe Kiarës për momentin ka mbetur vetëm në tentativë, Flori Mumajesi ka risjellë në kujtesë puthjen e tij të famshme me të fejuarën e asaj kohe, Soni Malaj.

Këngëtari ka postuar një video, ku ka bashkuar tentativën e puthjes mes dy banorëve shumë të përfolur të “BBV2”, Luizit dhe Kiarës me një nga puthjet më të famshme të tij në skenë me këngëtaren e njohur, Soni Malaj.

Dyshja e artistëve nuk hezituan në finale e Këngës Magjike të shkëmbenin një puthje për sytë e të gjithëve nga skena e Pallatit të Kongreseve.

Flori e postoi këtë foto tani në InstaStory (ndoshta) për të treguar se kur e do dikë, asnjë kamera nuk mund të të pengojë të bësh atë që të dikton zemra!