Extra Florjan Binaj bën tamponin e radhës: Më në fund, Covid-i më la…

Florjan Binaj bën tamponin e radhës: Më në fund, Covid-i më la…

Florian Binaj e ka fituar betejën me COVID-19.

Aktori i njohur i “Portokalli” ka bërë së fundi tamponin e radhës dhe ka rezultuar negativ, siç tregon në një postim në InstaStory.

“Më në fund, Covid-i më la. Falenderoj të gjithë ata miq e mikesha që më ndjenjën pranë (nga larg) në këto ditë izolimi.”- ka shkruar Binaj.

Në datën 18 qershor u mësua se Flori kishte rezultuar pozitiv me COVID-19, por nuk kishte asnjë simptomë. Ai më pas reagoi duke thënë se do të karantinohet për 14 ditë sipas rregullores, ndërsa paralajmëroi mediat për lajmet dashakeqëse dhe shpifjet.

Në një intervistë për “Open”, Flori tregoi se kishte qenë me pushime në Dhërmi dhe pasi kishte dalë nga deti kishte ndjerë ftohtë dhe një ditë më pas kishte temperaturë. Pasi ishte kthyer në Tiranë kishte bërë tamponin dhe kishte rezultuar me COVID-19.

Pas rezultatit negativ, pritet që Flori t’i kthehet punës në programin e humorit.