Extra Florjan Binaj i revoltuar, publikon testin e COVID dhe paralajmëron ndjekësit

Florjan Binaj i revoltuar, publikon testin e COVID dhe paralajmëron ndjekësit

Muajin që lamë pas bëri bujë fakti se aktori i “Portokallisë”, Florjan Binaj, ishte infektuar me Covid-19.

Aktori tha në një postim në Instagram se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se do karantinohet për 2 javë.

Florjani u karantinua në shtëpinë e tij, ku sipas rregullit duhet të qëndronte për 14 ditë, teksa ndau disa momente me ndjekësit duke treguar se pjesën më të madhe të kohës e kalonte duke fjetur.

Më 29 qershor aktori bëri tamponin e dytë dhe rezultoi negativ, duke iu rikthyer jetës së mëparshme, teksa komentuesit duket se ende e përdorin faktin se ai u infektua, madje edhe duke e steriotipizuar.

Ditën e sotme ai ka shpërndarë disa foto nga jugu i vendit, duke bërë thirrje që shqiptarët të vizitojnë Shqipërinë dhe Kosovën në këto kohë pandemie.

Mirëpo, një komentues i ka shkruar: “Florjan për ty karantina nuk funksionon? Dole pozitiv dhe futja plazhit tani, shpërnda virusin.”

Ky koment duket se i ka rënë sy Florit, i cili i ka kthyer: “Mëso të numërosh dhe do të dalin ditët fiks! Dhe mëso të mos i kërkosh llogari të tjerëve.”

Më pas, aktori ka shpërndarë në Instastory edhe rezultatin e tamponit negativ, duke thënë se nga sot e tutje kujtdo që e pyet a është i infektuar, do i bëjë bllok.

“Për të gjithë ata që nuk i dalin llogaritë e veta me jetën e të tjerëve. Tani kushdo që do më pyes sërish nëpër komente për të njëjtën temë, do i fshi komentin dhe ndoshta dhe block. Jetoni jetën tuaj dje kërkojini llogari vetes, jo të tjerëve!”, ka shkruar Binaj.