Extra Fluturimi i engjëllit, mijëra njerëz festojnë karnalvalet në San Marko

Fluturimi i engjëllit, mijëra njerëz festojnë karnalvalet në San Marko

Turma të mëdha u mblodhën në sheshin San Marko të Venecias për të parë fluturimin e ëngjëllit, një nga pikat kulminate të festivalit të famshëm të karnavaleve.

Mediat italiane thonë se në piacën e qyetetit romatik ishin mbledhur 100 mijë njerëz për ndjekur nga afër bukuroshën e veshur me kostumin e karanvaleve që zbret nga bazilika e San Markos.

Engjëlli i këtij viti ishte Claudia Marchiori, një studente 22-vjeçare në Akademinë e Arteve të Bukura të Venecias.

Në 18 ditë karnavale, qyteti që jeton mbi lagunë u mbush me turistë të ardhur nga vende të ndryshme të Italisë dhe nga e gjithë bota. Ceremonia përkujton fluturimin e turqve, dhe daton pesë shekuj më parë, kur një një i ri turk, akrobat eci mbi një litar që shtrihej nga një anije e ankoruar në port deri në majën e baziliëks së san markos.

Çmenduria e Karnavaleve nisi shekuj më parë si një kohë teprimi përpara 40 ditëve të agjërimit për Pashkë. Venecianët mund të fshihnin identitetin e tyre pas maskave për të bërë ato që dëshironin.

Ekspertët thonë se ishte një mënyrë për të lehtësuar tensionet mes klasave, duke u lejuar të varfërve një periudhë thyerjeje nga rendi social i oligarkëve. Karnavalet nisin edhe sezonin e turizmit në Venecia që zgjat deri në vjeshtë.