Bota Fluturimi i parë Australi-Zelandë e Re, familjet ribashkohen pas një viti, lot...

Fluturimi i parë Australi-Zelandë e Re, familjet ribashkohen pas një viti, lot dhe përqafime

Sy të mbushur me lot dhe përqafime që zgjasnin për minuta. Këto skena vijnë nga aeroporti i Sidnej në Australi, ku u ul avioni i parë me udhëtarë pas një viti i ardhur nga Zelanda e Re.

Dy shtetet rinisën fluturimet me njëri-tjetrin pa detyrimin e karantinimit për dy javë, pas përmirësimit të situatës në pandeminë koronavirus, duke krijuar kështu atë që quhet “korridor udhëtimi”.

Njerëzit u shprehën shumë të lumtur që më në fund po takojnë të afërmit e tyre pas kaq shumë kohësh, ndërsa pikëllimi ishte tepër i madh për ata që nuk mundën t’i përqafonin njerëzit e zemrës, të cilëve Covid-19 u mori jetën.

“E mrekullueshme, kanë kaluar gati dy vite dhe nuk e kam parë partneren time që prej asaj kohë. Ka qenë periudhë shumë e vështirë”, u shpreh Mark Carrington.

“Ka qenë larg që prej nëntorit të 2019-s dhe të dy prindërit i ndërruan jetë. Nuk e kemi parë prej një kohë të gjatë, kështu që jemi të emocionuar”, shtoi partnerja e tij.

Aeroportet në Australi dhe Zelandë të re gumëzhinin nga njerëzit e emocionuar pas rihapjes së plotë të kufijve. Kjo do të ndihmojë rimëkëmbjen ekonomike për të dyja vendet dhe do ribashkojë mijëra familje dhe njerëz, theksuan në një deklaratë të përbashkët kryeministri australian, Scott Morrison dhe ajo e Zelandës së Re, Jacinda Ardern.

Këto shtete janë ndër të paktat që menaxhuan më së miri emergjencën shëndetësore duke frenuar përhapjen e Covid-19.