Bota Forbes: Merkel, sërish supergruaja e vitit, në 100-she hyn dhe Ivanka Trump

Forbes: Merkel, sërish supergruaja e vitit, në 100-she hyn dhe Ivanka Trump

Për të shtatin vit radhazi, “Forbes” ka shpallur kancelaren gjermane, Angela Merkel si gruan më të fuqishme në botë.

Siç informon “The Guardian”, kancelarja gjermane u zgjodh 12 konkurrenteve.

Pas saj ka ardhur Theresa May, kryeministre e Britanisë; e treta në listën  u rendit filantropistja dhe afaristja amerikane Melinda Gates; e katërta Sheryl Sandberg, drejtore ekzekutive e Facebookut; ndërsa e pesta është drejtoresha ekzekutive e General Motors, Mary Barra.

Për herë të parë në listën e Forbes për 100 gratë më të fuqishme është radhitur Ivanka Trump, e bija, njëherësh këshilltare e presidentit amerikan Donald Trump.

Ajo është renditur në vendin e 19-të, ndërsa për herë të parë, në këtë listë ka hyrë edhe Nikki Haley, ambasadore e SHBA-ve në OKB (vendi 43), dhe aktorja Priyanka Chopra (vendi i 97-të), aktualisht ambasadore e UNICEF-it e Vullnetit të Mirë.

Ish-zonja e Parë amerikane, Michelle Obama, nuk është fare në këtë listë, pasi vitin e kaluar lëshoi Shtëpinë e Bardhë, ndërsa Hillary Clinton e cila në listën e “Forbes”-it ka qenë e pranishme që nga viti 2004, ka rënë nga vendi i dytë, vitin e kaluar, në të 65-in.