Aktualitet Forca Detare Shqiptare shpëton gomonen me 50 emigrantë

Forca Detare Shqiptare shpëton gomonen me 50 emigrantë

Forca Detare Shqiptare dhe anija “Butrinti” me mision në detin Egje kanë shpëtuar 50 emigrantë, të cilët ishin nisur nga Ceshme i Tuqisë drejt ishullit te Chiosit në Greqi.

Emigrantët u shpëtuan gjatë patrullimit të anijës, mbrëmjen e djeshme.

Siç njofton ministria e Mbrojtjes emigrantët ishin 4 burra dhe 10 gra.

“Menjëherë është bërë shoqërimi i gomones si dhe njoftimi i situatës rojes bregdetare turke, greke dhe Forontex. Emigrantet janë marre nga Roja bregdetare turke, e cila ka vijuar lundrimit drejt portit te Ceshmes”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.