Kryesore Forcat Speciale arrestojnë Sait Dollapin tek Parlamenti (VIDEO)

Forcat Speciale arrestojnë Sait Dollapin tek Parlamenti (VIDEO)

Policia ka shoqëruar Sait Dollapin, ish-kreun e CEZ i cili ishte i pranishëm në protestën e sotme të opozitës.

Dollapi i është afruar me maskë antigaz pranë kordonit të policisë. Polici i kërkon të heqë maskën dhe u bën me shenjë policëve të tjerë ta shoqërojnë.

Dollapi refuzon ta heqë maskën dhe të shoqërohet, dhe vrapon me vrap. Gjatë vrapimit ai rrëzohet.

Policia e ndalon dhe e godet me shkop gome.

Më pas shoqërohet në polici.