Sport Formacionet zyrtare për Turqi-Shqipëri. Reja ndryshon skemën

Formacionet zyrtare për Turqi-Shqipëri. Reja ndryshon skemën

Më shumë se një orë para nisjes së ndeshjes zyrtare me Turqinë, janë publikuar dhe formacionet me të cilat të dyja skuadrat do të luajnë këtë sfidë. Kombëtarja Kuq e Zi, do ta nisë me Strakoshën në portë, Veseli, Dermaku, Ismajli dhe Gjimshiti në mbrojtje.

Ndërkohë, në mesin e fushës, Edy Reja do të luajë me Keidi Baren, Klaus Gjasulën dhe Ermir Lenjani, ndërsa në sulm do të jetë Cikalleshi, Manaj dhe Memushaj. Pra, trajneri i kombëtares ka zgjedhur të luajë me skemën 4-3-3, një skemë sulmuese dhe që i jep mundësi skuadrës të jetë në ekuilibër.

Ashtu siç kishte premtuar trajneri Edy Reja, nuk ka hedhur që nga fillimi asnjë futbollist të grumbulluar rishtazi. Ndërkohë, Turqia e nis me Gunok në portë, Çelik, Demiral, Emre, Tufan, Tosun, Calhanoglu, Meras, Tekdemir, Yilmaz dhe Ayhan në repartet e tjera. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e Fenerbaces në Stamboll në orën 20:45.