Sport Formacioni i frikshëm i United, nëse merr për trajner Zidane

Formacioni i frikshëm i United, nëse merr për trajner Zidane

Jose Mourinho u shkarkua nga stoli i Manchester United, si rezultat i ecurisë negative, por edhe i raporteve të vështira me thuajse 90 % të lojtarëve që kishte në dispozicion. Drejtuesit e klubit kanë bërë një zgjedhje jo afatgjatë për pasuesin e “Special One”, duke ia besuar drejtimin ish-futbollistit të kësaj skuadre, Ole Gunnar Solskjaer.

Por, mandati i këtij të fundit është deri në fund të sezonit. Të paktën, për momentin. Kjo do të thotë se klubi nga “Old Trafford” do të kërkojë një emër tjetër për sezonin e ardhshëm. Në Angli flitet për Zinedine Zidane, i cili e udhëhoqi Real Madridin drejt fitimit të tre Champions-ve radhazi, duke u larguar prej tij verën e këtij viti.

Francezi i njohur ka bërë me dije se do të pushojë një vit, për t’u kthyer verën e 2019-ës në trajning. Stoli i Manchester United e pret, me besimin se suksesin e madh në “Santiago Bernabeu”, edhe pse e nisi si trajner debutues aty, do ta arrijë edhe me “Djajtë e Kuq”. Këta të fundit vazhdojnë të vuajnë që nga largimi i legjendës Alex Ferguson, teksa kanë ndërruar disa trajnerë.

Gjithnjë sipas mediave angleze, që citohen nga “AS”, përmes videos shoqëruese të këtij shkrimi, Zidane do të kishte në dispozicion një formacion të frikshëm.

Ai mund të marrë me vete edhe dy ish-lojtarë të tijtë, që janë pjesë e 11-shes bazë të Real Madridit: Kroos dhe Varane. Ky formacion, në modulin 4-3-3, do të përbëhej nga këto emra: De Gea, Luke Shaw, Koulibaly, Varane, Dalot, Matic, Kroos, Pogba, Rashford, James Rodriguez, Lukaku.