Sport Formulë si me Chiesa plus një talent, Locatelli drejt Juves

Formulë si me Chiesa plus një talent, Locatelli drejt Juves

Manuel Locatelli e ka ndarë mendjen për të ardhmen. Mesfushori, i cili po paraqitet mirë në EURO 2020 dhe në Seria me Sassuolo, ka gjetur marrëveshjen me Juventusin për të nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2026. Edhe pse i kërkuar nga shumë klube, italiani ka vendosur si prioritet Juventusin, edhe për shkakun se është tifoz i tyre.

Bardhezinjtë duan të mos ia plotësojnë kërkesat financiare Sassuolos menjëherë. Klubi i Serie A kërkon 40 milion euro për shitjen e Locatelli dhe Juve do një zgjidhje si me Federico Chiesa (10 milion euro huazim dhe detyrim blerje).

Mes dy klubeve italianë do të ketë një takim pasditen e sotme për të arritur një marrëveshje. Sassuolo interesohet për Radu Dragusin, mbrojtësin 19-vjeçar që luan me Juve U23. Ai mund të përshihet në operacionin e transferimit të Locatelli.

Konfirmimi

Konfirmimi vjen nga Administratori i Deleguar i Sassulos, Giovanni Carnevali, i cili foli për mediet italiane për të ardhmen e “yjeve” të skuadrës së tij.

“Locatelli është rritur shumë gjatë viteve të fundit te Sassuolo, sidomos në aspektin e karakterit. E morëm nga Milani për 12 milionë euro, shumë e madhe për klubin tonë. Gjëja më e rëndësishme tani është ta lëmë të qetë. E ardhmja do të varet shumë nga idetë e tij. Për Locatellin kemi marrë oferta vetëm nga klubet jashtë Italisë. E konfirmoj që me Juventusin do të takohemi ditët e ardhshme për të folur besoj për Locatellin dhe të të rinjtë e tjerë.”

Çdo të ndodhë me Berardin

Një tjetër emër i nxehtë në tregun e transferimeve është ai i Berardit.

“Synimi i presidentit tonë të ndjerë Giorgio Squinzi ishte që Berardi të bëhej flamur i Sassuolos. Domenico kishte të drejtë në të kaluarën që u rezistoi ofertave nga klubet e tjera, duke u bërë sot një lojtar i rëndësishëm në ekipin tonë kombëtar. Nuk mund të premtoj që ai do të qëndrojë me ne, nuk është çështje parash. Berardi është një djalë i veçantë, me ide shumë të qarta. Ai dëshiron të vazhdojë të argëtohet. Vullneti i tij do të jetë i rëndësishëm.”

Ndërsa për të ardhmen e Raspadorit, Carnevalli sqaroi: “Mund të them se për ne është i pashitshëm. Nuk duam të privohemi nga të rinjtë tanë më të rëndësishëm”.