Një foshnje që besohet se është bebi më i vogël i lindur ndonjëherë ka lënë spitalin në Singapor pas 13 muajsh trajtim intensiv.
Kwek Yu Xuan lindi vetëm 215 gramë dhe me një gjatësia prej vetëm 24 cm. Ajo lindi 25 javëshe ndërsa mesatarja për lindjen e një fëmije është 40 javë.
Lindja u bë me ndërhyrje kirurgjikale për shkak se nëna e Yu Xuan u diagnostikua me tension të lartë që mund të ishte fatale për të dy.
Fillimisht për të pati pak shanse mbijetese, por sot Yu Xuan peshon 6.3 kg.
Yu Xuan ka ende një sëmundje kronike në mushkëri dhe do të trajtohet me një aparat për frymëmarrje dhe në shtëpi.
Prindërit e bebit më të vogël ishin në gjendje për të paguar qëndrimin e gjatë në spital falë një fushate për mbledhje fondesh ku u grumbulluan mbi 366 mijë dollarë.