Kryesore FOTO: Basha dëshmitar në dasmën e mikut të tij nën hetim nga...

FOTO: Basha dëshmitar në dasmën e mikut të tij nën hetim nga FBI

Nga Mero Baze

Ka të paktën dy shokë të spikatur të Lulzim Bashës qysh kurse është kthyer nga emigrimi në Shqipëri në vitin 2005, të cilët ngjajnë aq shumë me njëri tjetrin. I pari është Damir Fazlliç dhe I dyti Kamil Ekim Alptekin. Të dy nëse kërkon emrin e tyre në google quhen “biznesmenë kontravers”, të dy kanë kompani biznesi dhe konsulencash, të dy janë lobues pushtetesh nga vendet e Lindjes drejt Uashingtonit, të dy përfundojnë në biznese energjish dhe armësh dhe në fund të dy janë shok të Lulzim Bashës. Biles shumë të ngushtë. Ndajnë pushtet dhe para së bashku.

I pari u prish me të, ndërkohë që PD po ikte nga pushteti në Shqipëri pas shumë pazaresh me njëri tjetrin, dhe tani nëse e takon gjëkundi nuk të lë të ikësh, pa të shpejguar “të zezat e Lulzim Bashës të Shkëlzenit , të Kunatit etj.

Por I dyti është mik me të dhe sot është në qendër të vemndjes botërore.

Kamil Ekim Alptekin, shoku më I ngusht aktualisht në botë I Lulzim Bashës, është pronar I kompanisë “Inovo BV” e themeluar në Holland, në 8 gusht 2005, në javën që Lulzim Basha e kishte marr vesh emërimin e tij të parë si Ministër Transportesh në Shqipëri. Ai ishte një shok shkolle I ngusht I Lulzim Bashës në Utrecht, por edhe pse ishte zhvendosur në Turqi, çuditërisht kompaninë e konsulencës për biznes dhe lobim e hapi në Hollandë. Aty afër ishte ende shtëpia e Lulzim Bashës.

Në Shtator të vitit 2014, Lulzim Basha ishte dëshmitar I dasmës së tij në një nga resortet turistike të njohur në Suada. Biznesmeni Alptekin festoi atje martesën e tij me gruan Nigar Talibzade si dhe ditëlindjen e fëmijëve binjake. Çifti që ishte martuar një vit më pare, rinovoi martesën e tyre me pjesëmarrjen e miqve të ngushtë , ndër të cilët në krye ishte Lulzim Basha. Çifti sipas gazetës turke Sabah, së pari i pranoi dhuratat që sollën për fëmijët binjak, dhe pastaj martesa vazhdoi në kompleksin e pishinave.

Interesante është fakti, që edhe pse Alptekin ka pasur një jetë shumë active në Turqi deri si eminecë gri e Erdoganit, edhe pse ka krijuar plot OJQ , kompaninë e tij në Holland, e ka përdorur për të nënshkruar një kontratë me Michael Flynn, një javë pas grushtit të shtetit në Turqi, me qëllim që të përhapte opinione negative kundër Gulenit dhe pastaj të rrëmbenin atë forcërisht për ta çuar në Turqi. Fillimisht ai I ka paguar gjysmë million dollarë, por kontrata referuar shtypit amerikan shkonte në 15 milion dollar, nëse do të realizohej rrëmbimi. Është e çuditëshme se si një kompani konsuencash në Holland mund të gjente kaq shumë pare, pa bërë ato shërbime që bënte. Dhe në fakt ndër skandalet që ju zbuluan Michael Flynn, hetuesit federal po shqyrtojnë nëse kontrata e konsiderueshme e Flynn me Alptekin “ka luajtur ndonjë rol në vendimet e tij si këshilltar i presidentit”, duke përfshirë lëvizjen e tij të raportuar për të bllokuar një operacion ushtarak të SHBA kundër ISIS-it që Turqia kundërshtoi.Besoj se foto e kësaj ceremonie dhe vet konfidenca e Lulzim Bashës me të, është shteruese lidhur me miqësinë mes tyre.

Siç shihet gjërat kanë shkuar larg, jo vetëm në një operacion pro ISIS, por dhe në influencën ruse. Siç raporton “Politico” Alptekin ka punuar ngushtë me biznesmenin e lindur në Ukrainë, Dmitri “David” Zaikan, për të koordinuar përpjekjet e lobimit turk në Uashington, D.C dhe të dy burrat kanë negociuar marrëveshje biznesi me qeverinë e Vladimir Putinit.

Sot, një gjykatë në SHBA e shplli fajtor Michael Flynn, ish këshilltarin për siguri kombëtare të Presidentit Trump, për përfshirjen e tij në ndikimin rus në SHBA.

Dhe kur e mendon gjithë këto lëvizje që ka bërë Alptekin me një kompani konsulence rregjistruar në lagjen ku ka jetuar me Lulzim Bashën në Utrecht, e kupton sa lehtë e ka pasur ai të çoj Lulzim Bashën për një foto me Trumpin, në përpjekje për ta nxjerr nga situate në Shqipëri.

Tani Lulzim Basha jo vetëm që duhet ti nënshtrohet hetimit, por paraprakisht duhet të deklarohet për disa çështje me interes publik në Shqipëri që lidhen me këtë njeri.

Së pari ai vet, pastaj hetimet, duhet të na sigurojnë që nuk ka pasur ndonjë lidhje kjo kompani konsulence në Holland, me kontartën e Bektel Enka qoftë dhe si nënkontraktore e konsulentit zyrtar po ashtu hollandez. Jo për gjë , por Alptekin në atë khë duket që ka qenë afër afër punëve okulte të shtetit turk, sidomos në fushën e ushtrisë, ku ENKA ka operuar, sa mund ta ketë kap “ndonjë stërkal nga 1.2 milardësh I eurove” të Rrugës Kombit, siç thotë Doktori në këto raste. Po ashtu Lulzim Basha në fillim, dhe pastaj hetimet, duhet ta pastrojnë historinë e mundësisë së pagesave që kjo kompani e rregjistruar nga shoku I tij, tek lagjia e tij në Holland, për kompaninë offshore që ka bërë pagesën në emër të PD në Uashington.

Dhe derisa të hetohen të gjitha këto, Lulzimi është mirë të përqëndrohet dhe një herë tek letrat që ka dorzuar në KQZ dhe gjurmët që ka lënë rrugëve me shokët e tij, se nga ferra e vogël mund të dal lepuri I madh. Jo vetëm ky që ngrënë 1 milionshin e fundit.