Extra FOTO/ Basha me maskë në supermarket, në radhë për të blerë ushqimet

FOTO/ Basha me maskë në supermarket, në radhë për të blerë ushqimet

Kreu i opozitës, Lulzim Basha është fotografuar sot nga paparazzi i Panorama.al teksa kryente pazaret në një supermarket në vend.

Vetë lideri i opozitës, është parë teksa qëndronte në radhë në pritje të kryerjes së blerjeve, ndërsa ai gjatë gjithë kohës është parë me maskë mbrojtëse.

Siç shihet në foto, kreu i PD ka dhënë shembullin e tij, duke respektuar distancën nga klientët e tjerë.

Sipas vendimit të fundit të qeverisë, vetëm njëri prej familjarëve lejohet të kryej blerjet e ushqimeve apo shpenzimet e tjera. Duket se Basha ka vendosur të marrë përsipër këtë rol, duke lënë në shtëpi bashkëshorten./ Panorama.al