Bota FOTO: Brenda Universitetit të Oksfordit, atje ku po realizohen vaksina

FOTO: Brenda Universitetit të Oksfordit, atje ku po realizohen vaksina

Që nga momenti kur Covid-19 u përhap nga Kina në të gjithë botën, shpresa e madhe për kthimin e jetës normale qëndronte tek vaksinat e sigurta dhe efektive.

Ndërsa mbajtja e maskave dhe larja e duarve ndihmonin në zvogëlimin e përhapja së infeksionit, ato kurrë nuk do të ishin të mjaftueshme për të shmangur infektimin.

Ndërkaq për të parë vaksinat se si prodhohen fotoreporteri David Levene dokumenton për The Guardian punën novatore të shkencëtarëve të Universitetit të Oksfordit gjatë zhvillimit të një vaksine e cila tani është gati për miratim nga rregullatorët e medikamenteve.