Kuriozitete Foto e pabesueshme të NASA-s: Shikonin Jupiterin me të gjithë madhështinë e...

Foto e pabesueshme të NASA-s: Shikonin Jupiterin me të gjithë madhështinë e tij

NASA publikoi imazhet e rralla dhe me cilësi të lartë të shkrepura nga sonda “Juno”, në të cilat shfaqet me të gjithë madhështinë e tij planeti më i madh i sistemit tonë diellor, Jupiteri.

Fotot janë shkrepur përgjatë harkut kohor të 2 viteve, duke filluar që prej shkurtit të 2018. Ato tregojnë planetin në kënde të ndryshme të aparatit të Junos, ku shpërfaqen stuhitë e vrullshme në atmosferën e Jupiterit.

Në njërin nga imazhet, mund të ilustrohet më së miri madhësia e Jupiterit në krahasim me një nga satelitët e tij natyrorë. Fotoja ka shkrepur hijen e lënë në sipërfaqen e Jupiterit nga hëna Io e këtij planeti.