Extra FOTO: E shijoni jetën si këta arinj?

FOTO: E shijoni jetën si këta arinj?

Kate Rice, 32 vjeçe dhe bashkëshorti i saj Adam, 35 vjeç, qëndruan për 14 ditë në një kamping në Parkun Kombëtar Katmai në Alaskë, për të fotografuar një familje arinjsh.

Pasi t’i keni hedhur një sy fotove do ta kuptoni që këto dy javë ia kanë vlejtur, pasi çifti ka arritur të realizojë foto fantastike të kafshëve.

Arinjtë e murrmë nuk kanë ndonjë rrezikshmëri të lartë, megjithatë çifti nuk rrezikoi shumë fillimisht, duke u vendosur brenda një gardhi elektrik. Por me kalimin e ditëve, arusha u mësua me prezencën e fotografëve, duke i lejuar ata të afroheshin gjë që solli këto foto të jashtëzakonshme.