Aktualitet Foto/ Kjo është kandidatja për këshillin bashkiak në Bergamo

Foto/ Kjo është kandidatja për këshillin bashkiak në Bergamo

Ditën e sotme janë prezantuar 32 kandidatët e Partisë Demokratike të Bergamos, për mandatin e dytë të Kryetarit të Bashkisë Giorgio Gori.

Shoqata Sconfinando do ketë nderin të jetë pjesë e kësaj gare për këshillin bashkiak me një nga figurat e saj Borana Tartari.

Borana Tartari ka lindur në 1 mars 1987 në Tiranë. Në Itali prej 2005 është angazhuar prej vitesh në jetën sociale të qytetit ku banon.

Pjesë e Shoqatës Sconfinando që perkujdeset për të drejtat e emigracionit, integrimin e qytetarëve te huaj ne Itali etj, Bora jo vetëm është marrë me pjesën burokratike e administrative ( rinovim dokumentash, aplikime shtetesie etj ), por ka qenë pjesë e projektit për rihabilitimin e të burgosurve shqiptar në bashkëpunim me Komunën e Bergamos dhe me burgun e qytetit, jo vetëm duke bërë mediatoren por dhe duke asistuar familjarët e tyre jashtë.