Extra FOTO: Melek, siç nuk e keni parë…

FOTO: Melek, siç nuk e keni parë…

Shpërndaje

Aktorja turke Bensu Soral po kalon momente të paharrueshme me të fejuarin e saj Hakan Bash.

Çifti i famshëm i showbizit turk ka nisur pushimet sëbashku me futbollistin e Gallatasarayt, Semih Kaya dhe bashkëshorten e tij, Yasemin.

Katërshja ka marrë me qira jahtin “e dashurisë”, kostoja e të cilit është 2 500 euro në ditë, dhe kanë nisur një turne në detin Egje.

“HaberTurk” ka fotografuar momentet romantike të aktores Soral, e cila mori famë të madhe me rolin e Melekut në serialin “I Infiltruari”, transmetuar në Klan Plus.

Pas puthjeve të shpeshta në ujin e kristaltë të Egjeut, Bash u ngjit në jaht dhe i zgjati peshqirin të fejuarës së tij.