Kulturë Foto të rralla: Kur fashistët restauronin xhaminë Et’hem Beu

Foto të rralla: Kur fashistët restauronin xhaminë Et’hem Beu

Zëdhënësi i KMSH-së, Agron Hoxha, ka publikuar foto të rralla të marra nga arkivi i institutit prestigjioz italian “Luce”, mbi një restaurim të xhamisë së Et’hem Beut, pikërisht nga italianët dhe në kohën e tyre që sundonin në Shqipëri, viti 1940, një vit pas pushtimit.

Fotot përkojnë me kohën kur kjo xhami i është nënshtruar një restaurimi të thellë, ndërmarrë nga turqit e TIKA-s. Objekti që përbën dhe një nga simbolet identifikuese e të pazëvëndësueshme të kryeqytetit, prej një viti gjendet e mbyllur për shkak të punimeve restauruese që pritet të zgjasin deri në pranverën e ardhshme.

Për shkak të monumantelizmit unik të saj, xhamia e Et’hem Beut mbijetoi dhe nën komunizëm. Regjimi e ruajti si një monument të trashëgimisë, edhe pse objekt kulti, në një kohë kur ushtrimi i besimit ishte i ndaluar me ligj.

Madje në filmin “Kapedani”, një personazh thotë se “atë e kemi me kimet”, gjë që përcjell statusin se si e trajtonte regjimi këtë xhami.