Kuriozitete Fotografia e sistemit muskulor të femrës “pushton”rrjetet sociale

Fotografia e sistemit muskulor të femrës “pushton”rrjetet sociale

Një përdorues i Twitter-it ka shpërndarë një fotografi ku tregohet sistemi i muskujve të femrave. Një imazh që u bë virale menjëherë në të gjitha rrjetet sociale, pasi mijëra njerëz u befasuan nga forma e saj e veçantë.

Ndërsa, shumë njerëz janë të vetëdijshëm se si rrjedh qumështi i gjirit, ka shumë të tjerë që nuk e kanë idenë, njëjtë si përdoruesi që ka shpërndarë fotografinë.
“Gjithmonë kemi parë fotografi të muskujve të meshkujve. Kjo nuk është ajo që imagjinoja se si do të dukeshin muskujt nga kalonte qumështi i gjirit,” është shprehur një përdorues në Twitter.

Fotografia është shpërndarë 42.000 herë dhe mesa duket nga komentet, asnjë nga këta persona nuk e dinin se sistemi muskulor në pjesën e sipërme të femrës ishte në formë luleje.
Komentet nëpër rrjete sociale ishin nga më të ndryshmet. Disa prej përdoruesve janë të mahnitur nga fotografia, disa të tjerë janë shprehur se kjo ishte një gjë e tmerrshme (përdorueset femra u shprehën se nuk mendonin dot që kishin një gjë të tillë në trupin e tyre), ndërsa shumica prej tyre janë shprehur të irrituar përse nuk i kishin mësuar këto gjëra në orët e biologjisë në shkollë./BBC/