Bota Fotografia që “mori më qafë” Julian Assange

Fotografia që “mori më qafë” Julian Assange

Kjo duket se është fotoja që detyroi Ambasadën e Ekuadorit të largonte Julian Assange.

Fotoja në fjalë tregon presidentin e Ekuadorit Lenin duke buzëqeshur ndërkohë që po qëndronte në një shtrat të një hoteli luksoz, duke ngrënë një pjatë të madhe me karavidhe.

Imazhi shkaktoi shumë debate në shtetin amerikano jugor.

Kjo, pasi tregonte presidentin duke bërë jetë luksoze, ndërsa populli ekuadorian vuan nga varfëria.

Imazhi ishte pjesë e një serie të dokumenteve që dëmtuan reputacionin e presidentit Moreno.

Ky i fundit akuzon Wikileaks për rrjedhjen e këtyre fotove.

Ndaj presidenti vendosi që të largonte themeluesin e Ëikileaks nga Ambasada e vendit të tij në Londër.

Ai u shpreh se shantazhi që po i bëhej nga imazhet dhe dokumentet kompromentuese kishin arritur kulmin , dhe kjo e çoi në vendimin e marrë për largimin e Assange.

“Presidenti është një njeri i qetë. Por kur nevrikoset ai mund të jetë shumë determinues”, thotë një zyrtarë i lartë, i cili ishte i përfshirë në koordinimin me forcat policore londineze në arrestimin e Assange brenda Ambasadës së Ekuadorit.