Aktualitet Fotolajm/ Largoni policinë, Klement Balili nuk studion në Ekonomik

Fotolajm/ Largoni policinë, Klement Balili nuk studion në Ekonomik

Studentët që janë “revoltuar” kundër sistemit arsimor në universitetet publike, që në nisje të protestës së tyre kanë ditur si të godasin qoftë qeverinë e qoftë individë të veçantë, kryesisht kryeministrin Edi Rama dhe ish-ministren e Arsimit, Lindita Nikolla.

Teksa protesta është konvertuar në ngujim në fakultete, studentët nuk e kanë humbur aftësinë të “shkëlqejnë” me pankartat e tyre.

Fill pas dorëzimit të Klement Balilit në polici, në muret e fakultetit të Ekonomisë është vendosur një pankarta ku shkruhet “Largoni policinë, Klement Balili nuk studion në FEUT”.

Shprehja pikante e zgjedhur nga studentët, në fakt lindi pas përplasjeve të dhunshme që ata patën me policinë në ambientet e fakultetit, kur për herë të parë tentuan që të bllokonin hyrjen e godinës.

Por, vetëm sot ajo është ngjitur në mur, si për të treguar indinjatën e tyre ndaj qeverisë, pasi studentët kanë ironizuar me faktin se forcat e rendit nuk kapin dot kriminelët, por gjejnë kohën dhe mjetet për të ndaluar ata.