Bota Fotolajm nga Selaniku: Në radhë për t’u testuar për Covid-19

Fotolajm nga Selaniku: Në radhë për t’u testuar për Covid-19

Një radhë e gjatë u krijua në shëtitoren e Selanikut të enjten.

Qindra njerëz u vunë në rresht në pritje për t’u testuar për Covid-19, në një kohë kur pritet vendimi për mbylljen e qytetit në veri të Greqisë.

Rreth 50 nga rreth 1 100 teste të shpejta antigjeni të kryera në mënyrë rastësore në qytetin-port dolën pozitive, tha kreu i Organizatës Kombëtare për Shëndetin Publik (EODY), Panagiotis Arkoumaneas, pas takimit me kryebashkiakun e qytetit, Konstantinos Zervas.

Testet janë pjesë e përpjekjeve të autoriteteve për të parandaluar përhapjen e virusit në qytetet e mëdha.

“Ne do ta vazhdojmë testimin për të pasur një pasqyrë më të mirë të situatës epidemiologjike në Selanik”, tha Arkoumaneas.