Extra FOTOT: Eleganca dhe stili i “Vajzës së Parë”

FOTOT: Eleganca dhe stili i “Vajzës së Parë”

Ivanka Trump e ktheu trotuarin në një “pasarelë mode” për të dytën ditë rresht. Ajo u fotografua mëngjesin e së martës ndërsa la shtëpinë në Uashington DC, ku jeton me bashkëshortin, Jared Kushner, dhe tre fëmijët e tyre.

“Vajza e parë” dukej magjepsëse e veshur me një fustan jeshil, i cili ka një vlerë prej 600 dollarësh, nga marka britanike “Beulah”. 37-vjeçarja e kompletoi pamjen e saj me një palë vëth prej ari nga “Chanel”.

Po ashtu edhe të hënën, Ivanka bëri një dalje me po kaq stil nga shtëpia e saj.

Ndërsa në rrjetet sociale ajo zbuloi se fundjavën e kaloi me gjyshen 93-vjeçare, ndërsa bëri edhe disa gatime me djalin e saj, Joseph.