Kryesore Fotot: Humbja e mandatit lë me gojë hapur vetë deputetët?!

Fotot: Humbja e mandatit lë me gojë hapur vetë deputetët?!

Ditën e sotme është zhvilluar protesta e dytë e opozitës së bashkuar për këtë vit.

Një pjesë e mirë e deputetëve të saj kanë deklaruar se do të “djegin” mandatin e fituar ne zgjedhjet e kaluara parlamentare.

Disa prej tyre kanë firmosur edhe një letër ku thuhet kjo gjë.

Sot paradite, gjatë tubimit të mbajtur përball Parlamentit, disa ish-deputet kanë marrë fjalën përpara protestuesve.

Të gjithë kanë kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama!

Fotografi Agim Rama sjell disa foto portret të Grida Dumës, Edi Palokës, Albana Vokshit dhe Dashamir Shehit.

Mos vallë humbja e mandatit i ka lënë me gojë hapur edhe vetë këta apo gjithçka është çështje pasioni kur flet përball turmës!? e.r