Aktualitet Fotot intime me shqiptarin detyrojnë italianen të bëjë seks në parking

Fotot intime me shqiptarin detyrojnë italianen të bëjë seks në parking

Gjithçka kishte nisur nga bisedat në rrjete sociale. Një amvisë 30-vjeçare nga Peruxhia kishte rënë në kurthin e një shqiptari, ku më në fund e ka denoncuar këtë të fundit në polici.

25-vjeçari shqiptar një punëtor i thjeshtë është arrestuar më 23 Janar nga karabinierët e Peruxhias, kështu raporton media italiane “Corriere dell’Umbria”.

Shqiptari akuzohet se e ka detyruar 30-vjeçaren të kryente marrëdhënie seksuale me të.

Ai e shantazhonte dhe kërcënonte se do t’i tregonte burrit të saj fotot intime që amvisa i kishte dërguar në “Facebook” shqiptarit gjatë bisedave që kishin pasur bashkë.

Plani i tij, shkruan Corriere dell’Umbria filloi në shtator të viti 2018, kur ai i shkruan gruas në rrjetet social duke i bërë komplimente e duke folur me të. Në këtë mënyrë ajo e nxit t’i dërgonte atij foto të  pjesëve intime. Ai si fillim e kishte shantazhuar duke i kërkuar takim, ose në të kundërt do t’i bënte fotot publike.

Në tetor shkruan gazeta ajo pranon të takojë mikun shqiptar, në një distributor në Peruxhia. Por nuk përfundon këtu. Shqiptari i kërkon marrëdhënie seksuale dhe ose në të kundër do t’i bënte publike fotot.

E gjendur përballë kësaj situate 30-vjeçarja pranon të ketë marrëdhënie seksuale me premtimin se shqiptari më pas do e linte të qetë.

Çdo gjë ndodhi në parkingun e Pian di Massiano në bordin e automjetit. Por shqiptari nuk e mbajti premtimin, përkundrazi ai vazhdon të pretendojë se ishte dashnori i saj dhe patën edhe një marrëdhënie të dytë bashkë.

Por më 19 janar, gruaja vendosi ta denoncojë pasi ai sërish nuk po e linte të qetë. Ata janë kapur një vend të izoluar brenda makinës, por karabinierët e ndalojnë para se shqiptari të abuzojë përsëri me amvisën.