Kryesore Fotot pikante/ Meta dhe Thaçi ‘të çmendur’ për fitoren e Kosovës

Fotot pikante/ Meta dhe Thaçi ‘të çmendur’ për fitoren e Kosovës

“Emocione të jashtëzakonshme përjetova sot në stadiumin “Fadil Vokrri””, kështu shkruan në facebook presidenti Ilir Meta pas fitores 2 me 1 të Kosovës ndaj Çekisë.

“Emocione të jashtëzakonshme përjetova sot në stadiumin “Fadil Vokrri”, kur Dardanët përmbysën rezultatin duke shënuar një fitore historike ndaj Çekisë!

Edhe pse pa pesë titullarë, ata treguan se shpirti i ekipit është gjithçka për Fitore!Urime edhe tifozëve të pamposhtur!”, shkruan Meta më tej.

Por nga fotot më poshtë duket se Meta e ka ndjekur ndeshjen bashkë presidentin Thaçi, i cili para ndeshjes shkruante “Sot në stadiumin që mban me nder emrin e Fadil Vokrrit mund ta vazhdojmë ëndrrën dhe historinë e suksesit për futbollin e Kosovës. Uroj që djemtë e përfaqësueses sonë ta fitojnë këtë betejë përcaktuese për vazhdimin e kualifikimit në Kampionatin Evropian. Sot duhet të fitojmë për Kosovën, duhet të fitojmë për Vokrrin”.