Aktualitet Fotot që zbuluan pengmarrësit e Jan Prengës në kompleksin “Golden”

Fotot që zbuluan pengmarrësit e Jan Prengës në kompleksin “Golden”

Policia vijon kërkimet për trupin e 49-vjeçarit Jan Prenga, i cili u rrëmbye me 17 janar dhe u ekzekutua në mënyrë mafioze në kompleksin Golden, te Altin Hajrit ne Shijak.

Kërkimet po zhvillohen në zona të veçanta dhe kryesisht ne kodrat e fshatit Manskuri, 1 km larg resortit. Kjo pasi në këtë zone u gjet një plastmas me njolla gjaku dhe qe dyshohet se është përdorur nga autorët gjatë nxjerrjes së trupit të Jan Prengës.

Deri më tani uniformat blu kanë arrestuar 5 persona mes të cilëve disa pjesëtarë të familje Hajri si të implikuar me vrasjen, ndërsa është shpallur në kërkim Altin Hajri.

Shkak i rrëmbimit të Jan Prengës u bë një sasi kokaine e marrë nga vëllai i tij nga grupet kriminale.

“Vizion Plus” ka siguruar fotot e dinamikës së ngjarjes së ndodhur në kompleksin “Golden”.

Autorët janë të maskuar dhe të armatosur, ndërsa i vetmi që nuk ka maskë, një burrë me bluzë të bardhë.

Në bodrum shihen tre makina, ku nga njëra prej tyre nxirret trupi i pajetë i Jan Prengës. Ata e fusin trupin në qese plastmasi dhe më pas, siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, ndërrojnë rrobat.