Bota Fotot zemërthyese: E vranë pak ditë para dasmës, nusja me vello në...

Fotot zemërthyese: E vranë pak ditë para dasmës, nusja me vello në varrin e të fejuarit

Imazhet zemërthyese tregojnë se një grua të ulur në gjunjë në varrin e të fejuarit të saj veshur me vello.

Kjo duhej të ishte fundjava më e lumtur në jetën e 22-vjeçares Sara Baluch.

Të dielën ajo duhej të shkonte në altar me fustanin e fildishtë të nusërisë për tu martuar me 24-vjeçarin Mohammad Sharifi, por në vendin të kësaj shkoi në varrezat ku dashuria e jetës së saj prehet në  Nashville, Tennessee.

Mohammad u qëllua për vdekje tre javë më parë nga një person të cilit po i shiste një video-lojë.

Baluch shihet duke qarë e ulur pranë varrit të të dashurit të saj e rrethuar nga të afërm që thonë lutjet dhe lexojnë Kuranin.

Sharifi u qëllua për vdekje më 19 shkurt në parkingun e një kompleksi apartamentesh në Hixson. Ai do i shiste lojërat e tij Xbox One, D’Marcus White me të cilin foli në Facebook.

20-vjeçari u arrestua me akuzën për vrasje.