Kryesore “Fraksione antiqeveritare në Ballkan financohen nga Rusia për destabilitet”

“Fraksione antiqeveritare në Ballkan financohen nga Rusia për destabilitet”

Komandanti i forcave amerikane në Europë, Gjenerali amerikan Curtis Scaparotti ka shprehur shqetësime për ndikimin e Rusisë në Ballkan, rajon në të cilin thotë se SHBA-ja ka investuar shumë dhe është tejet i rëndësishëm për sigurinë e Evropës.

Duke folur në një seancë të Dhomës së Përfaqësuesve më Scaparrotti është shprehur se Moska synon të minojë çdo hap drejt integrimit .

“Këto përpjekje janë duke dëmtuar integrimin e rajonit në strukturat euroatlantike, Bashkimi Evropian dhe NATO. Ky është objektivi i tyre i përgjithshëm. Fillimisht ata e bëjnë një gjë të tillë përmes dezinformimit, përmes fondeve dhe mbështetjes ndaj disa partive antiqeveritare apo fraksioneve anti-NATO  në disa vende të Ballkanit është rritur 6-8 muajt e fundit.”

Komandanti i NATO-s ka theksuar se ekzistojnë për mundësitë që Rusia të tentojë të pengojë Maqedoninë e Veriut të hyje në Aleancë.

“Mund të them se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, tani anëtar i 29-të, dhe Maqedonisë së Veriut që mund të jetë anëtarja e 30-të, është pikërisht ajo që Rusia nuk dëshiron të shohë. Mendoj se ata do të vazhdojnë të adresojnë këtë gjë me Maqedoninë e Veriut, ashtu siç kanë tentuar të ndikojnë në anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.”

Gjenerali amerikan ka vënë në dukje se stabiliteti i Ballkanit është gjithmonë nën kërcënim dhe ndërhyrja ruse mund të ndikojë te qytetarët e rajonit të humbin shpresën.