Bota Franca “godet” Gjermaninë: Mbështet rregullat që bllokojnë gazsjellësin “Nord Stream 2”

Franca “godet” Gjermaninë: Mbështet rregullat që bllokojnë gazsjellësin “Nord Stream 2”

Franca planifikon të mbështesë propozimin e Bashkimit Europian për të rregulluar gazsjellësin e Rusisë, Rrjedha e Veriut 2, duke kërcënuar përfundimin e projektit dhe i dhënë goditje Gjermanisë, që është përpjekur të fitojë mbështetje për tubacionin. Komisioni Europian kërkon të zgjerojë ligjet e tregut të energjisë së brendshme edhe për tubacionet në det të gazit, duke patur fuqi për të rregulluar lidhjen në detin Baltik nga Rusia në Gjermani.

Në formën aktuale, Rrjedha e Veriut, e zotëruar plotësisht nga firma shtetërore ruse Gazprom, nuk do të ishte në përputhje me rregullat që parashikon Komisioni. Sipas burimeve diplomatike, Gjermania i ka bërë presion kryeqyteteve të tjera Europiane që ta bllokojnë direktivën e re. “Franca synon ta mbështesë këtë direktivë”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme në Francë, Agnes von der Muhll. Vonesat në ndërtimin e gazsjellësit do të krijonin pasiguri për partnerët e Gazprom, që janë; Uniper dhe BASF në Gjermani, Shell në Holandë dhe Engie në Francë.

Bashkimi Europian ka hasur ndasi për projektin. Vendet e lindjes, ato nordike dhe të detit Baltik, e shohin tubacionin prej 1,225 km si një mjet për të mbajtur Bashkimin Europian peng ndaj Moskës. Nga ana tjetër, vendet në Europën Veriore si Gjermania, i kanë dhënë prioritet përfitimeve ekonomike.