Bota Franca kalon valën e dytë të COVID, nis lehtësimin e masave

Franca kalon valën e dytë të COVID, nis lehtësimin e masave

Franca kalon valën e dytë të COVID, nis lehtësimin e masave

Franca do të fillojë të lehtësojë masat kufizuese që ishin në fuqi prej fillimit të nëntorit si një përpjekje për të kufizuar përhapjen e valës së dytë të COVID.

Teksa autoritetet shëndetësore njoftojnë se vala e dytë ka kaluar qeveria ka marrë vendimin që të lehtësojë jetën në vend dhe tashmë shumë biznese do të hapen. Presidenti Emmanuel Macron është shprehur se lehtësimi do të nisë këtë fundjavë.

Përveç hapjes së bizneseve, qytetarët do të lejohet të lëvizin dhe të takohen me familjarët e tyre që i kanë larg shtëpisë.

Po ashtu pas 15 dhjetorit do të hapen kinematë dhe nuk do të ketë kufizime për udhëtimeve, pasi infeksionet e reja ditore janë 5,000 në ditë ose më pak.

Ndërkohë një lajm i keq është për të gjithë restorantet, pasi do të qëndrojnë të mbyllur dhe nuk do të presin klientë deri në 20 janar.

Franca është në izolim që prej 30 tetorit, edhe pse ai ishte më i zbutur sesa izolimi gjatë muajve të pranverës. Trendi pozitiv i rënies së infektimeve ditore dhe shtrimeve në spital, shoqëruar me trysnin e lobit të biznesit për të shmangur një katastrofë ekonomike, detyruan qeverinë të niste me lehtësimin e masave sa më shpejt.

Macron njoftoi gjithashtu se nga fundi i dhjetorit ose fillimi janarit do të niste fushata e vaksinimit, duke filluar me të moshuarit e grupe të tjera të rrezikuara. Ai tha se vaksinimi nuk do të jetë i detyrueshëm.

Franca deri tani ka raportuar 2.2 milionë raste dhe më shumë se 50 mijë vdekje. deri tani ky shtet është i pari që ka deklaruar kalimin e valës së dytë.