Bota Franca, miku i ri më i mirë i Serbisë në Evropë

Franca, miku i ri më i mirë i Serbisë në Evropë

Vuk Vuksanovic – Euronews

Më 1 shkurt 2021, Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ishte në Paris për bisedime me homologun e tij francez, Emmanuel Macron.

Me atë rast, Macron i tha homologut të tij: “Unë veçanërisht dua të theksoj vendin që Serbia zë për Francën”. Ndërkohë që Vuçiç ia ktheu duke thënë: “Franca është një vend i rëndësishëm për ne dhe një mik vërtetë tradicional i Serbisë”.

Serbia ka përqafuar Francën si mbështetësin e saj kryesor të madh në Perëndim.

Lidhjet mes Parisit dhe Beogradit kanë një themel të thellë historik. Ndikimi kulturor dhe politik francez frymëzoi Serbinë në rrugën e saj drejt pavarësisë nga Perandoria Osmane. Kushtetuta e parë e Serbisë, Kushtetuta e Sretenjes e vitit 1835 u frymëzua nga Franca. Në Luftën e Parë Botërore, Franca ishte aleati kryesor i Serbisë në Perëndim, duke çuar në ngritjen e Monumentit të Mirënjohjes për Francën që qëndron edhe sot në Kalemegdan, parkun historik dhe fortesën e Beogradit.

Në mes të dy luftërave botërore, Franca kishte një ndikim të fortë kulturor në Jugosllavinë e sapo themeluar. Franca ndihmoi në formimin e Antantës së Vogël, aleancës së lirshme të Mbretërisë së Jugosllavisë, Rumanisë dhe Republikës Çeke kundër Gjermanisë dhe Bashkimit Sovjetik.

Luftërat Jugosllave dhe pjesëmarrja franceze në luftën e NATO-s kundër Serbisë më 1999-ën tronditën këtë marrëdhënie historikisht të fortë. Gjatë asaj lufte, francezët kundërshtuan bombardimet e Beogradit. Pas përmbysjes së regjimit të Sllobodan Milosheviç në vitin 2000, Presidenti francez Jacques Chirac ishte udhëheqësi i parë perëndimor që vizitoi Beogradin në fund të vitit 2001.

A është strumbullari i Beogradit një ri-zbatim i lidhjeve të vjetra historike? Jo domosdoshmërisht. Historia nuk luajti një rol të rëndësishëm në nëntor 2018-ës gjatë njëqindvjetorit të armëpushimit të Luftës së Parë Botërore. Gjatë ceremonisë, Presidenti serb nuk ishte ulur pranë liderëve botërorë, ndërsa Presidenti i Kosovës ishte.

Beogradi e perceptoi këtë si mosrespekt ndaj aleancës së vjetër historike dhe viktimave serbe nga ajo luftë, duke bërë që ambasadori francez në Beograd të kërkonte falje. Në prill të 2019-ës, disa tabloide pro-qeveritare në Serbi shkruajtën në faqet e tyre se zjarri në katedralen historike të Notre Dame në Paris ishte “ndëshkimi i Zotit” për shfaqjen e flamurit të “shtetit të rremë, Kosovës”. Shkrimet u hoqën me shumë mundësi për shkak të ndërhyrjes nga qeveria serbe.

Për vite me radhë, mbështetësi kryesor i Vuçiç në Perëndim ka qenë Gjermania e udhëhequr nga Angela Merkel. Në atë marrëdhënie, Vuçiç mbështeti politikat e Merkel gjatë krizës së migracionit, ndërsa përdori lidhjet me Merkel për legjitimimin e brendshëm. Ky partneritet po ftohet.

Marrëdhëniet e Serbisë me SHBA-në gjithashtu të pasigurta pasi Vuçiç bëri një bast të dështuar për rizgjedhjen e Trump dhe tani ka frikë se Gjermania dhe SHBA mund ta presin bashkërisht njohjen Kosovës.

Vuçiç foli për Presidentin Macron si një aleat serb në rrugën e saj drejt rrugës evropiane. Në korrik 2020-ës, Serbia ishte vendi i parë që pranoi metodologjinë e re të zgjerimit të BE, një propozim francez.

Sidoqoftë, integrimet në BE janë një rrugë e vështirë. BE po merret me sfidat e saj dhe në vitin 2020 Serbia nuk hapi një kapitull të vetëm në bisedimet e saj të pranimit në BE.

Por në verën e vitit 2019-të Macron u bë Presidenti i parë francez që vizitoi Beogradin pas 18 vjetësh. Para Monumentit të Mirënjohjes për Francën, Macron mbajti një fjalim në gjuhën serbe, duke bërë përshtypje për qytetarët e mbledhur serbë dhe duke eleminuar shqetësimet e kaluara.