Bota Franca pritet të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme të COVID-19 deri në korrik...

Franca pritet të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme të COVID-19 deri në korrik të 2022

Qeveria franceze ka propozuar të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme të COVID-19 deri më 31 korrik të vitit të ardhshëm.

Një projektligj për zgjatjen do t’i paraqitet parlamentit francez për votim, tha të mërkurën zëdhënësi i qeverisë, Gabriel Attal.

Duke folur pas një takimi të kabinetit, Attal u tha gazetarëve se zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme do të ndihmonte Francën të merrej me krizën shëndetësore.

“Ekziston një rrezik i një ringjalljeje të epidemisë këtë dimër. Ne duhet të qëndrojmë vigjilentë deri në verën e ardhshme”, shtoi ai.

Projektligji aktual i gjendjes së jashtëzakonshme në Francë, i cili i lejon qeverisë të vendosë kufizime të lidhura me koronavirusin, do të skadojë më 15 nëntor.

Sipas rregullave aktuale, qytetarët duhet të përdorin një kartë shëndetësore COVID-19 për të hyrë në bare, restorante, kinema, teatro dhe vende të tjera.

Franca ka regjistruar më shumë se 7 milionë raste të COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, me më shumë se 117,000 vdekje.

Deri më tani, të paktën 50 milionë njerëz kanë marrë një dozë të një vaksine COVID-19, rreth 75.5% e popullsisë së vendit.