Bota Francë/ Deputetët miratojnë ligjin për restaurimin e Notrë Damit

Francë/ Deputetët miratojnë ligjin për restaurimin e Notrë Damit

Deputetët francezë miratuan të premten në mbrëmje një projektligj të diskutueshëm që përcakton restaurimin për pesë vjet të katedrales Notrë Dam në Paris, e dëmtuar pas zjarrit të rënë në muajin prill.

Projekti, me objektivin për menaxhimin e donacioneve, ristrukturimin dhe drejtimin e punimeve të ndërlikuara të këtij objekti të çmuar të Trashëgimisë Botërore u miratua pas 13 orë debate. Më pas ai do ti përcillet për shqyrtim Senatit parashikuar më 27 maj.

”Deri më tani asnjë grup pune për restaurimin e monumentit historik nuk ishte vendosur ende, pasi ne po përballemi me një situatë të pazakontë”, u shpreh ministri i Kulturës, Franck Riester.

“Vepra e rindërtuar që pritet të njoftohet është e jashtëzakonshme, ambicioze, me një stil unik’”, shtoi ai ndërsa disa deputetë të opozitës denoncuan pavlefshmërinë e një ligji të veçantë.