Bota Francë, snajperisti qëllon aksidentalisht dy vetë gjatë fjalimit të Hollande

Francë, snajperisti qëllon aksidentalisht dy vetë gjatë fjalimit të Hollande

Një polic francez ka qëlluar aksidentalisht me snajper dy persona, duke i lënë të plagosur, gjatë kohës që Presidenti Francois Hollande mbante një fjalim.

Hollande ishte duke përuruar një segment të ri të hekurudhës në qytetin e Villognon, në Francën perëndimore, kur u dëgjuan të shtënat.

Një kamerier dhe një punonjës tjetër që po kujdeseshin për eventin janë plagosur njëri në kyçin e këmbës dhe tjetri në këmbë, raportojnë mediat lokale. Ngjarja është klasifikuar si aksidentale, pasi bëhet me dije se arma ishte shkrepur pa dashje.