Bota Frika nga hakerimet e arabëve, ekspertët: Dhëndri i Trump të ndërrojë telefonin

Frika nga hakerimet e arabëve, ekspertët: Dhëndri i Trump të ndërrojë telefonin

Një nga hetuesit e Kombeve të Bashkuara që po ndihmon në zbardhjen e çështjes rreth hakerimit të telefonit të njeriut më të pasur në botë, Jeff Bezos, iu bëri thirrje personave të tjerë që kanë lidhje me Princin saudit të kurorës, si dhëndri i Presidentit Trump, Jared Kushner, që të tregojnë kujdes dhe të ndërrojnë telefonat e tyre.

Agnes Callamard, një nga dy reporterët specialë të OKB, të cilët deklarojnë se janë shumë të shqetësuar rreth të dhënave që të çojnë në përfshirjen e Princit Bin Salman në hakërrimin e telefonit të Bezos, u shprehën se personat që kanë lidhje me liderin arab duhet të rrisin sigurinë e tyre kibernetike.

“Shpresoj që dhëndri i Trump dhe çdokush tjetër është duke ndërruar e ndërruar telefonin apo të kontaktojë ekspertin më të mirë të sigurisë kibernetike në mënyrë që të arrijmë deri në fund të asaj strategjie dhe politikë hakimi”, deklaroi Callamard.