Extra Frika se mos infekton familjen, shoferi prej 5 javësh jeton në kabinën...

Frika se mos infekton familjen, shoferi prej 5 javësh jeton në kabinën e kamionit

Shoferi i një kamioni të madh që e ka transformuar kabinën e makinës në një shtëpi për të mbrojtur familjen nga koronavirusi tregon se ka më shumë se 5 javë që nuk i sheh të dashurit e tij, përfshirë djalin 3 muajsh.

Ben McKeown nga Pembrokeshire pranon se nuk e priste që kjo situatë të zgjaste kaq shumë dhe përpjekjet për të përballuar vetminë.

Megjithatë ai shprehet se nëse pandemia vijon ai është i gatshëm që të qëndrojë me vite në kabinë që të mos infektojë familjen e tij.

“Për t’i ruajtur ata të sigurt do të kaloja dhe vite në këtë kabinë”, tregon Ben.