Sport Frikë nga koronavirusi, shtyhen 88 ndeshje në Itali

Frikë nga koronavirusi, shtyhen 88 ndeshje në Itali

Italia në alarm. Koronavirusi ka mbrritur në Apenine duke marrë dhe dy jetë njerëzish, ndërkohë që dyshohet për 34 të tjerë të infektuar nga virusi vdekjeprurës. Paniku që ka përfshirë Italinë ka prekur edhe futbollin dhe sportet e tjera.

Plot 88 ndeshje në kampionateve amatore janë shtyrë në Lombardi për shkak të situatës kritike të vendosur nga koronavirus. Komiteti rajonal i Ligës Diletante ka vendosur të shtyjë 40 ndeshje të kampionateve të ndryshme. I njëjti fat edhe për disa ndeshje në voley në Serie B.

Stop për basketbollin e futbollin edhe në Piacenza. Prefektura, me një urdhëresë të lëshuar në mbrëmjen e djeshme në lidhje me emergjencën e koronavirus, ka urdhëruar ndalimin e të gjithë aktiviteteve sportive të parashikuara në fundjavë. Në mënyrë të veçantë, ndeshja e Lega Pro mes Piacenza e Sambenedettese, ato të serie D mes Fiorenzuola e Lentigione dhe ndeshja e basketbollit  mes Bakery Piacenza e Jesi, e vlefshme për kampionatin e Serie B (grupi C). Janë pezulluar gjithashtu edhe ngjarjet e tjera sportive diletante e jo kompetitive. Federata Italiane e Volejbollit, duke pasur parasysh evoluimin e situatës që lidhet me koronavirusin në disa zona të Italisë, vendosi pezullimin e Kampionatit Kombëtar.

Klubet kanë kohë deri nesër në 12 për të kërkuar shtyrje të tjera: situata, theksohet nga Liga Amatore, është në zhvillim, e skuadra të tjera me lojtarë që vijnë nga zonat e izolimit, drejtues, teknikë apo futbollistë, mund ta kenë të vështirë të arrijnë në vendin e ndeshjeve.