Shëndet Fruti që eliminon rrudhat dhe njollat e lëkurës në mënyrë natyrale

Fruti që eliminon rrudhat dhe njollat e lëkurës në mënyrë natyrale

I konsideruar si një super-frut për shkak të vetive të shkëlqyera ushqyese dhe terapeutike, papaja është një frut që mund të ofrojë dhjetëra përfitime edhe për bukurinë tonë dhe për kujdesin e trupit.

Papaja ndihmon në detoksifikimin e trupit, pastrimin e gjakut, parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe është e pasur me lëndë ushqyese. Më poshtë rendisim përfitimet e papajës për lëkurën dhe flokët, dhe si ta përdorim atë për të eliminuar rrudhat, puçrrat dhe pikat e zeza.

Ky frut përmban një enzimë të quajtur papain, e cila pastron lëkurën, duke eliminuar njollat dhe pikat e zeza. Kjo enzimë stimulon prodhimin e kolagjenit, i cili është thelbësor për parandalimin e rrudhave. Vitaminat dhe mineralet e bëjnë atë një ilaç të shkëlqyeshëm natyral për të përmirësuar pamjen dhe shëndetin e lëkurës.

Njollat e lëkurës. Papaja pastron lëkurën dhe eliminon njollat e zeza. Grini një papaja dhe aplikojeni direkt në lëkurë, mbajeni për rreth 20 minuta dhe më pas shpëlajeni me shumë ujë të ngrohtë.

Depilim. Studime të ndryshme kanë treguar që papaja mund të pengojë rritjen e qimeve. Fërkoni me pjesën e brendshme të lëvores së papajës direkt në zonën tek e cila dëshironi të hiqni qimet, përsëriteni këtë veprim çdo ditë për 2 javë.

Exfoliating. Papaja është një eksfoliant i shkëlqyeshëm natyror për fytyrën dhe pjesën tjetër të trupit. Përgatitni një scrub duke përzier tulin e papajës me kafe ose sheqer. Aplikojeni 2 ose 3 herë në javë për të hequr qelizat e vdekura.

Anti-plakje. Mineralet dhe enzimat që gjenden tek papaja ngadalësojnë simptomat e plakjes. Tuli i papajës mund të kurojë lëkurën e dëmtuar, të hidratojë dhe rigjenerojë qelizat.