Extra “Fryma e fundit”, Luiz Ejlli publikon këngën e re, një baladë dedikim...

“Fryma e fundit”, Luiz Ejlli publikon këngën e re, një baladë dedikim për Kiara Titon

Luiz Ejlli është rikthyer fuqishëm në muzikë dhe siç ka premtuar, pas daljes nga “Big Brother VIP” i është dedikuar tërësisht asaj.

Sot ai ka publikuar këngën e tij më të re dhe ka ardhur sërish me një dedikim për Kiarën. Kënga është një baladë shumë e ndjerë dashurie ku Luizi pasqyron gjithë ndjenjat për historinë e tyre që nisi në reality-shown e njohur.

“Fryma e fundit

Shpresa e fundit ishe ti

Kur jeta më mundi

Rrugën e gjeta te ti

Nuk e di a të meritoj pasha dy sytë në ballë

Kam një jetë që po të kërkoj

Unë si ty kurrë s’kam pa…”- thotë ai ndër të tjera në tekst.