Sport Frymëzim nga vitet ’80, zbulohet uniforma e Interit për sezonin e ri

Frymëzim nga vitet ’80, zbulohet uniforma e Interit për sezonin e ri

Inter prezantoi fanellën e parë të sezonit 2020/21. Valët dhe zig-zag-et janë tribut ndaj Milanos, duke marrë frymëzim nga lëvizja artistike “tribal-pop” e viteve ‘80.

Fanella e re me qafe rrethore, ka shirita të zinj anash, me logon e klubit të pozicionuar në gjoks. Pantallona të shkurtra të zeza dhe çorape blu plotësojnë uniformën, ndërsa fjala “Inter” futet në çorape dhe brenda këmishës.

Uniforma “Home FC FC Internazionale Milano” do të jetë nëpër dyqane duke filluar nga 1 korriku.