Sport FSHF shet bileta me detyrim për Andorrën, Braçe ironizon: Për ata ‘futbolli...

FSHF shet bileta me detyrim për Andorrën, Braçe ironizon: Për ata ‘futbolli s’është për hallexhinj’

Numri dy i qeverisë, Erjon Braçe ka reaguar ndaj formulës që po përdor Federata Shqiptare e Futbollit duke i detyruar tifozët që përveç biletave të ndeshjes Shqipëri-Francë që luhet me 17 nëntor në stadiumin e ri “Arena Kombëtare” të blejnë edhe ato për ndeshjen tjetër Shqipëri-Andorrë që luhet në Elbasan. Duke ironizuar FSHF-në për detyrimin që u bëjnë tifozëve, Braçe nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shkruan se futbolli për ata (drejtuesit e FSHF-së) s’është për hallexhinj. “A i bletë biletat për Francës? “Me të futur” apo si? Mos harroni, për ata “futbolli s’është për hallexhinj”!,”-shkruan Braçe.

Takimi Shqipëri-Francë pritet me interes për faktin parashikohet që të inaugurohet “Arena Kombëtare”. Në këtë eveniment pritet të jenë të pranishëm edhe presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama.

Çmimet për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Francë variojnë nga 1.500 lekë, 2.000 lekë, 3.000 lekë, 4.000 lekë dhe 5.000 lekë. Ndërsa për ndeshjen tjetër që zhvillohet në Elbasan Arena çmimet janë më të ulëta.