Aktualitet Fshihej në Elbasan, arrestohet 45-vjeçari i dënuar në Itali

Fshihej në Elbasan, arrestohet 45-vjeçari i dënuar në Itali

Policia arrestoi Shpëtim Pepën, 45-vjeç, banues në fshatin Gradishtë të Belshit për llogari të drejtësisë italiane. Ai është dënuar me 10 vjet e 6 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Lajmi u bë i ditur nga policia e Elbasanit, e cila përmes një njoftimi tha se “Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan në bashkëpunim me Interpol Tirana pas një pune të mirë organizuar, lokalizuan, kapën dhe arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Shpëtim Pepa, 45 vjeç, banues në fshatin Gradishtë, Belsh.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Florences/ Itali, e ka dënuar me 10 vjet e 6 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë”.