Bota FT: Përplasje Merkel-Macron mbi postet kyçe në BE

FT: Përplasje Merkel-Macron mbi postet kyçe në BE

Fërkime midis kancelares Merkel dhe presidentit  Macron mbi lojën për vendet kyçe të BE-së, është titulli i artikulli të gjatë të ”Financial Times” i cili raporton tensionet midis dy kryeqyteteve që komplikojnë zgjedhjen e pesë emrave që do të udhëheqin institucionet europiane gjatë pesë viteve të ardhshme.

FT pyet nëse “fërkimi franko-gjerman është parathënie e një marrëveshje mbi udhëheqjen e ardhshme të BE-së ose shenjë se si kjo mund të vazhdojë në të ardhmen dhe ta helmojë procesin e përzgjedhjes së kandidatëve”.

FT zbulon se do të ketë disa opsione në tavolinë që mund të “thyejnë bllokimin”.

Midis tyre është ajo që sheh “progresistët e Macronit të marrin Komisionin Europian, për herë të parë që nga vitet 1990 , ndërsa Berlini do të kënaqet me zgjedhjen e vendeve të tjera, duke përfshirë edhe BQE , mbase me një punë për Manfred Weber, ndoshta edhe zëvendës”.

Në këtë kontekst vjen Margrethe Vestager, një liberale daneze e cila shihet si një “kompromis i vlefshëm”.

Një tjetër alternativë për kompromis është se Gjermania dëshiron të mbajë Komisionin dhe aleati tjetër politik i Macron zënë vende të tjera ku një francez të kthehet në drejtimin e BQE.

“Një kompromis i fundit do të ishte për të emëruar Merkelin si presidente të Këshillit Europian”, përfundon FT.