Kryesore Ftesa e Ramës ndaj studentëve: Si u zgjidh një protestë e ngjashme...

Ftesa e Ramës ndaj studentëve: Si u zgjidh një protestë e ngjashme në SHBA

Risi në mesazhin e kryeministrit Rama përcjellë studentëve me lutjen për dialog – e cila ka marrë dhe trajtën e një përgjërimi – ka qenë ofrimi prej tij i një modeli amerikan.

Me anë të fotos së një studenteje gjatë një proteste në SHBA, Rama u përcjellë këtë mesazhi studentëve në Tiranë:

“Foto nga një protestë e famshme e studentëve në SHBA, ku pasi protestuan me këmbëngulje duke kërkuar Dialog&Transparencë, studentët arritën t’i ulin në tryezë autoritetet dhe morën një marrëveshje të favorshme”, shkruan Rama.

Por ende nga terreni nuk ka asnjë shenjë gatishmërie studentore për të pranuar ftesën kryeministrore. Ata këmbëngulin në plotësimin e 8 kërkesave pa asnjë kusht, ku vetëm më pas mund të ketë një dialog. Ndërsa për Ramën, disa prej kërkesave vërtet u kthehet një “Po” e thjeshtë, ndërsa për ca të tjera duhet patjetër dialogim.